Mungesa e ujit të pijshëm, VMRO-DPMNE akuzon Damjanovskin

I gjithë problemi qëndron në atë se “Ujësjellësi” nuk ia paguan Ekonomisë së ujërave ujin e porositur, andaj kjo e fundit nuk është në gjendje të investojë në rikonstruimin e gypave të lartpërmendur për dërgesë të ujit në sasi më të mëdha” u tha në konferencën e sotme për gazetarë të VMRO –DPMNE-së  në Kumanovë.

NP “ Ujësjellësi” në Kumanovë duhet në pajtim me ligjin të sigurojë ujë të pijshëm për qytetarët, sepse ata ia paguajnë ujin “Ujësjellësit” e këtë mund ta bëjë me nënshkrimin e marrëveshjes së kontratës, me çka jo vetëm që do të siguronte ujë, porse edhe do të obligohej ta paguajë. Kontratë të këtillë “Ujësjellësi” refuzon të nënshkruaj”, theksuan nga VMRO-DPMNE. 
Masat të cilat janë ndërmarra nga ana e udhëheqjes së Ekonomisë së ujërave për akumulimin e ujit në të dy liqenet akumuluese , u treguan mjaft efikase , pasi që aktualisht ato janë përplot të mbushura me ujë me kapacitet prej mbi 22 milion metra kub ujë. Uji dërgohet në drejtim të “Ujësjellësit “ nëpërmjet gypit direkt. 

Mirëpo, aktualisht ujë nuk mund të dërgohet përmes gypit industrial dhe të ashtuquajturit by-pass, sepse aktualisht janë dëmtuar shumë dhe gjatë rrjedhës humben sasi të mëdha të ujit.
Nga  VMRO- DPMNE si fajtor kryesor e shohin kryetarin e Kumanovës që është nga radhët e LSDM, Zoran Damjanovskin, të cilin publikisht e pyetën: “Përse kryetari Zoran Damjanovski nuk siguroi ujë për pije gjatë dy mandateve të kaluara?. Përse i injoron të gjitha iniciativat për zgjidhjen e problemit  dhe i shkatërroni të gjitha burimet e ujit në Kumanovë “ – u tha në konferencën e sotme për gazetarëtë VMRO – DPMNE  kushtuar ndodhive rreth mungesës së ujit në Kumanovë. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button