Debat me titull “Paratë dhe dialogu në nivel të lartë”

OJQ Infoqendra, Qendra Maqedonase për Arsim Evropian (QMAE) dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Maqedoni (FSHHM) nesër  në ora 12, në GEM klubin (Menda, Çarshi të Vjetër), organizojnë debatin dyorësh “Paratë dhe dialogu në nivel të lartë”.

Debatues do të jenë, Vasko Popetreski, Edmond Ademi, Tanja Hafner Ademi, Ida Protugjer, Aneta Dodevska, Lidija Dimova, Fani Karanfillova Panovska dhe Biljana Bejkova, ndërsa moderator do të jetë Bojan Marçiq.

Në këtë debat do të prezantohen rezultatet e monitorimit cilësor të mediave “Pasqyra mediale”, kushtuar informimit të mediumeve për proceset evrointegruese të Maqedonisë, ndërsa do të bisedohet edhe për atë se çka në fakt do të thotë Dialogu paraaderues i nivelit të lartë, nëse dhe sa do të arrijë Maqedonia t’i shfrytëzojë fondet evropiane dhe a marrin qytetarët e Maqedonisë informata gjithpërfshirëse cilësore për evrointegrimet. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button