Frçkovski për bisedimet me Greqinë: Ende nuk është zgjidhur “shitja e marrëveshjes”

Profesori universitar Lubomir Frçkovski, në një emision në 1TV ka deklaruar se problemi kryesor se pse ende nuk është nënshkruar marrëveshja për emrin me Greqinë është implementimi, njofton Portalb.mk.

“Problemi është në implementimin, në fazat. Të gjithë zgjidhjet kualitative kanë mbaruar, emri, nacionaliteti, gjuha. Ajo që në teori thirret shitje e marrëveshjes ndaj bazës së vet, ajo nuk është zgjidhur. Ai është rrëfimi, ato zgjidhje bëhen nën trysni, nuk ka kualitet. Por ajo mund të jetë problem dhe të mos zgjidhet çështja. Shumë karta janë vendosur në tavolinën e bixhozit. E ashtuquajtura diplomaci e heshtur tani funksionon si trysni. Zaev jep deklarata: pres që të marrim ftesë në qershor. Këtu është problemi, nuk i japin ftesë në qershor, dhe për atë e thotë dy herë që të bëjë trysni”, tha Frçkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button