Haradinaj flet për buxhetin që ua ndau veteranëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar si shenjë respekti vendimin e dhënies së 300 mijë eurove për t’i dërguar në det 1500 veteranë të luftës.

Sipas tij, kjo është shumë e vogël dhe se mund ketë përfitues që nuk meritojnë gjë të tillë, transmeton Gazeta Express.

“E di se duket keq vendimi i dhënies së 300 mijë eurove për det për veteranët. Ka ndonjë përfitues që nuk e meriton. Por një pjesë e madhe e tyre përpos traumave kanë edhe probleme shëndetësore. kemi dëgjuar shumë rate të vetëvrasjeve. Janë shumë pak para, më besoni për një respekt moral e emocional në shoqëri, për një paqe”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button