Ehud Barak, Izraeli para një vale të re sulmesh terroriste

Ne gjendemi para një vale të re terroriste. Atentati në Burgas u krye nga aktivistë të lëvizjes shiite të Libanit Hezbollah dhe të sponsorura nga Irani, ka deklaruar Ehud Barak.

Barak ka paralajmëruar se sulme të ngjashme mund të ndoshin edhe në Keni, Tajlandë, Azerbajxhan, Gjeorgji dhe Qipro.

Nga shpërthim i fuqishëm që goditi autobusin që transportonte turistë izraelitë në qytetin bullgar të Burgasit, në Detin e Zi,  të paktën shtatë persona u vranë, ndërkohë që më shumë se 30 të tjerë u plagosën, shumë prej tyre në gjendje të rëndë.

Autobusi në momentin e sulmit ndodhej në terminalin e aeroportit Sarafovo të Burgasit.

Udhëtarja Shosh Eyler, tha se autobusi ka eksploduar sapo është mbushur me udhëtarë. Eyler, e cila ndodhej në një autobus tjetër pran tij, tha se njëherë është vërejtur tymi dhe pas disa sekondash ka shpërthyer edhe flaka.

Lajme të ngjashme

Back to top button