Gjatë viteve në vijim, pritet rritje e të sëmurëve nga kanceri

Në vitin 2008, në botë janë regjistruar 12.7 milionë raste të reja me kancer, ndërsa ky numër deri në vitin 2030 pritet të rritet në 22.2 milionë. Rreth 90 për qind e tyre do të jenë banorë të vendeve të varfra – njofton AFP.

Kanceri i gjirit, mushkërive dhe kanceri i prostatës kanë qenë dominues në vitin 2008 në vendet e pasura, ndërsa në ato të varfra kanë dominuar kanceri i ezofagut, lukthit dhe mëlçisë. Ndërkaq, në përgjithësi, në vitet e fundit është vërejtur rënie e numrit të rasteve me kancer të qafës së mitrës dhe lukthit.

Ekipi i shkencëtarëve që e kanë realizuar studimin thonë se numri i të sëmurëve me kancer deri në vitin 2030 që ata e kanë prognozuar mund të jetë më i vogël, nëse zhvillohen strategji efikase të parandalimit, në të kundërt shpeshtësia e shfaqjes së kancerit do të rritet për 75 për qind./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button