Shkup, ndahen çmimet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve

Komiteti Kombëtar i Muzeve të Maqedonisë ndau të premten çmimet vjetore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetarja e Komitetit, Маja Çaçullovska –Mihajllovska, tha se janë ndarë çmime në katër kategori, ndërkohë që bëri të ditur se ky është viti i dhjetë i ndarjes tradicionale të këtyre çmimeve.

Bëhet fjalë për kategorinë muzeu i vitit, projekti muzeor i vitit, punëtori i vitit dhe bashkëpunëtori i jashtëm i vitit.

Në kategorinë e parë çmimi shkoi për EVN-në, për rregullimin e hidrocentralit Matkë, çmimi projekt i vitit u nda nga Galeria Kombëtare e Maqedonisë me projektin “90 vite nga lindja e Petar Mazev dhe muzeu i Kumanovës për projektin Коkinо, çmimi për punonjësin më të mirë e fitoi Rubinço Belçevski, ndërsa bashkëpunëtori i jashtëm më i mirë u shpall Valentina Todorovska.

Hyrja për Muzeun Maqedonisë gjatë tërë ditës është falas, ndërsa në kuadër të Natës Evropiane të Muzeve në Republikën e Maqedonisë, të shtunën do të punojë me orar 19:00-01:00 pas mesnate, me koncert të grupit “Next to Silence“.

Dita Botërore e Muzeut festohet nga 18 maji i vitit 1977, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e muzeve dhe trashëgimisë kulturore për zhvillimin e shoqërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button