Irani: Bashkëpunimi SHBA-Arabi Saudite destabilizon Lindjen e Mesme

Irani ka thënë të hënën se bashkëpunimi në mes të Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara do të destabilizojë edhe më shumë Lindjen e Mesme, ka deklaruar zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Bahram Qasemi.

Ai ka thënë se Teherani do të vazhdojë prezencën e tij në rajon pavarësisht presionit të Uashingtonit për të kufizuar ndikimin, transmeton REL.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, që është takuar me Mbretin saudit Salman në Riad ka thënë të dielën se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara thellë nga “aktivitetet e dëmshme” të Iranit në Lindje të Mesme.

“Deklaratat e Pompeos për Iranin janë të pabaza. Për aq kohë sa qeveritë legjitime dhe shtetet rajonale kanë nevojë për ndihmën tonë, Irani do të jetë këtu për këto shtete”, është cituar të ketë thënë Qasemi për televizionin shtetëror iranian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button