Biznesmeni në rastin “Ryshfeti”: Kur kam qenë ta paraqes Zaevin në MPB, jam takuar rastësisht me Çavkovin

Në vazhdimin e seancës së sotme gjyqësore për rastin “Ryshfeti” ku kryeministri aktual është i akuzuar se nga pozita e kryetarit të Komunës së Strumicës, ka kërkuar ryshfet nga biznesmeni nga Strumica Ivan Niokollov, për dhënien e tokës me qira, dëshmitari Nikollov duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Zaevit, Filip Medarski tha se më 19 dhjetor të vitit 2013 kur ka shkuar ta paraqet rastin në MPB, është takuar me ish drejtorin e Byrosë për Siguri Publike (BSP), Mitko Çavkov, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç ka shpjeguar Nikollov, derisa ka lëvizur nëpër korridoret e MPB-së me dy persona Zharko dhe Vllatko, për të cilët nuk tregoi se çfarë pozite kanë pasur, ka ardhur deri në takim të rastësishëm me Çavkovin. Ashtu siç tha ai, një derë është hapur dhe brenda ka qenë Çavkov i cili i është drejtuar me fjalët “Ivo, çfarë këtu?”.

Ai, ashtu siç tha, nuk i është përgjigjur asgjë, pas së cilës Çavkov u është drejtuar dy personave, duke thënë se Nikollov është “bashkëpunëtori më i madh në Strumicë”.

Nikollov sot deklaroi se e tërë biseda ka qenë ajo, që e ka dëgjuar mes Çavkovit dhe dy personave, ndërkaq më parë nuk ka pasur takime me drejtorin e atëhershëm të BSP-së.

Më pas, Nikollov u rikujtua  në një rast të vitit 1993, kur në shtëpinë e tij ka pasur vjedhje, ndërkaq Çavkov atëherë ka qenë inspektor në Strumicë.

I pyetur nga Medarski, nëse mes 19 dhjetorit deri më tani ka pasur ndonjëfarë takimi me Çavkovin, Nikollov tha se ka kërkuar dhe ka pasur takim me djalin e Çavkovit i cili merret me ndërtimtari që t’i jep ofertë për projekt, ndërkaq në një nga takimet ai ka ardhur me babain e tij, gjegjësisht Mitko Çavkovin. Ajo ishte në vitin 2917, por nuk mundej saktë të tregojë se në cilin muaj. Fillimisht ka theksuar se ka qenë në nëntor, ndërkaq më pas tha se nuk i kujtohet muaji, por viti ka qenë 2017.

Dëshmitari i rastit “Ryshfet” është konfuz: Prokurori dhe dy pjesëtarë të policisë kanë ardhur te unë në Strumicë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button