Pheniani do të ndërmarrë masa nëse SHBA-ja mban stërvitje të përbashkët ushtarake me Korenë Jugore

Koreja Veriore sot u kërcënua se “në mënyrën e vet” do ta kundërshtojë SHBA-në, nëse armata amerikane, mban stërvitje të përbashkët me Korenë Jugore, duke paralajmëruar se manovrat do t’i dëmtojnë përpjekjet për arritjen e armëpushimit në Gadishullin korean.

“Nëse SHBA-ja mban stërvitje të përbashkët ushtarake derisa edhe më tej janë në fuqi sanksionet drejt Republikës Demokratike Popullore të Koresë, kjo e fundit do ta kundërshtojë SHBA-në në mënyrë personale për kundërveprim, ndërsa SHBA-ja do të duhet ta ndërmarrë tërë përgjegjësinë për pasojat që do të vijojnë”, bëri të ditur agjencia koreanoveriore e lajmeve KCNA.

Në kumtesë theksohet edhe se Uashingtoni tenton ta pengojë lehtësimin e tensioneve midis Koresë Veriore dhe Jugore.

Воена вежба САД ЈУжна Кореја

Në fillim të muajit prill është paraparë stërvitje e përbashkët ushtarake midis armatës amerikane dhe koreanojugore.

SHBA-ja më 23 shkurt kumtoi se vendos pako të re të sanksioneve ndaj Koresë Veriore me qëllim që të kryejnë presion. Pheniani të heq dorë nga programi bërthamor dhe raketor.

Трамп

Presidenti amerikan atëherë paralajmëroi se kjo është “faza dy” e cila do të mund të jetë “shumë e pafat për botën” nëse nuk do të kishin efekt hapat e tilla.

Lojërat olimpike dimërore në Pjongçang gjatë muajit të kaluar ishin një nxitje për afrimin midis dy Koreve. Seuli planifikon edhe të dërgojë përfaqësues special në Phenian në thirrje të liderit koreanoverior Kim Xhong-un.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button