SHBA-ja do t’i shesë Finlandës 200 raketa për mbi 700 milionë dollarë

SHBA-ja miratoi shitjen e 200 raketave ofensive dhe mbrojtëse për Finlandën, e cila nuk është anëtare e NATO-s dhe kufizohet me Rusinë, kumtoi Departamenti amerikan i Shtetit.

Marrëveshja është në vlerë prej mbi 700 milionë dollarësh.

Raketat janë tokë-ujë “Harpun”, dedikuar për anijet ushtarake finlandeze apo për mbrojtje antiraketore (MAR) në breg, dhe raketa “Si Sparou”, dedikuar për anijet ushtarake të cilat Finlanda do t’i marrë deri në vitin 2020.

Për herë të parë Finlanda blen raketa të tilla, të cilat pa problem do t’i integrojë në aftësitë mbrojtëse, thekson Departamenti i Shtetit.

Lituania e akuzoi dje Rusinë se ka vendosur në enklavën Klainingrad raketa të afta të mbajnë mbushje bërthamore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button