Koxias: Shkupi publikisht të tregojë se cili do të jetë përcaktimi në emrin e përbërë

“Presim që Shkupi, përfundimisht të dalë dhe publikisht të tregojë se cili do të jetë mbiemri në emrin e përbërë dhe të njëjtën t’ua sqarojë qytetarëve”, deklaroi ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Koxias, në një intervistë për Euronews në gjuhën greke, njofton Portalb.mk.

Ai thotë se Athina tanimë po e përgatit terrenin për grekët që ta pranojnë emrin e përbërë dhe komenton se nga pala tjetër nuk ekziston përgatitje e këtillë.

“Qeveria e Greqisë ka ndërmarrë përgjegjësi që të tregojë publikisht se dëshiron që të ndryshohet emri dhe se ky emër do të jetë i përbërë për të gjitha nevojat me një referencë konkrete dhe dolëm publikisht dhe thamë që në këtë emër të futet edhe termi “Maqedoni”. Ne e kemi mbaruar punën tonë. Tani presim nga Shkupi që përfundimisht të dalë, publikisht se në këtë emër të përbërë  cili do të jetë mbiemri përpara emrit dhe ta shpjegojnë atë përpara popullit të tyre. Ne e përgatisim mendimin publik dhe gjithsesi, ashtu siç shihet, ajo ka më shumë probleme. Nuk shoh se edhe pala tjetër po bën përgatitje të njëjta dhe kjo, sot derisa e bëjmë këtë intervistë, po më shqetëson”, thotë Koxias.

Në lidhje me referencën dhe emrin e përbërë, Koxias sqaron se Qeveria e Greqisë i preferon mbiemrat që kanë nuanca sllovene në fonetikën e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button