Nesër pritet vendimi për ekstradimin e ish-shefit në DSK, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovskit

Nesër në Selanik në orën dhjetë (sipas orarit grek) duhet të vazhdojë gjykimi për kërkesën e ekstradimit të Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit, pasi që seanca e kaluar u ndërpre për shkak skadimit të periudhës kohore të parashikuar për seancën, njofton Portalb.mk.

“Në gjykimin do të dorëzohen dokumentet e mbrojtjes duke pasur parasysh atë se kërkesa për ekstradim është e pabazë, a do të dëgjohen akoma dëshmitarë nuk e di”, deklaroi për MIA-n avokati i akuzuarve, Petar Vasillev.

Nesër, siç tha, duhet të jepet edhe vendimi dhe sipas ligjeve greke ai vendim publikohet menjëherë, ndërsa më vonë mund të shkojë deri 24 orë.

“Ne presim që gjykata ta refuzojë kërkesën për ekstradimin e Grujovskit dhe Booshkovskit”, tha Vasilev.

Për ekstradim në Greqi, vendos këshilli që më së shpeshti përbëhet prej tre anëtarëve, dy gjykatës dhe një prokuror, në seancë të hapur, përveç nëse nuk dorëzohet kërkesë speciale që dëgjimi të bëhet pas dyerve të mbyllura. Pikërisht ashtu ishte rasti me ish-shefat e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim. Njëri nga avokatët e seancës kaluar kërkoi që gjykimi të jetë i mbyllur për opinionin, për shkak mbrojtjes së personave për të cilët është kërkuar ekstradim.

Avokati Kostas Haxijoanu këtë kërkesë e ka mbështetur me konfirmimin se Grujovski dhe Boshkovski në Maqedoni janë në rrezik nga kërcënimet e organeve e rendit.

Me 29 nëntor është shtyrë seanca e parë për ekstradim pas kërkesës dhe dokumentacionit të dërguar nga pala maqedonase, me 13 dhjetor në rol si dëshmitar i parë, këshilli i gjykatësve e dëgjoi dëshminë e avokatit të të akuzuarve, Petar Vasilev.

Krahas vjedhjes së pasaportave, Grujovski dhe Boshkovski akuzohen edhe për shkatërrim të dokumenteve dhe për të njëjtën vepër penale, më 8 nëntor Gjykata Penale e ka shpallur aktvendimin për shtatë të akuzuarit në rastin “Fortesa 2”, si rast i parë nga dhjetëra raste të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Goran Grujovski, ish kryeshef në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim është dënuar me 1 vit e gjysmë burg, ndërkaq gjashtë zyrtarët tjerë janë  dënuar me burgim me kusht, nëse nuk e përsërisin veprën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button