Vetëm Trendafill Ivanovski nuk shpëtoi nga lustrimi

Gjykata kushtetuese i ka ndaluar, përkatësisht i ka shfuqëzuar si të pavërteta të gjitha proceset lustruese që i shin në rrjedhë dhe që nuk kishin hyrë në fuqi kundër funksionarëve publikë të cilët Komisioni për lustrim i shpalli për kodoshë.

Është interesante se prej të gjithëve vetëm ish-kryetari Trendafill Ivanovski nuk shpëtoi, sepse rasti i tij ka hyrë në fuqi. 

Rastet e tjerë bile edhe ata që në opinion ishin të përfunduara – për gjykatësin e apelit të Manastirit, më tej për kryetarin e Partisë së forcave të majta të Titos dhe për drejtorin ekzekutiv të Fondacionit Shoqëri e hapur dhe profesor në fakultetin e arteve dramatike, të cilat ishin ngelur në procedura të ankesës në Gjykatën kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë administrative, tani për tani shpëtuan. Gjykata kushtetuese dhe Gjykata e Lartë administrative nuk kanë baza ligjore mbi të cilat do të vendosin, sepse Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar 13 nene nga Ligji.

“Vendimi i këtillë i Gjykatës Kushtetuese ishte i logjikshëm dhe priteshtte. Tani do të pritet miratimi i ligjit të ri për lustrim”, tha kryetari i Komisionit për lustrim Tome Axhiev. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button