Përfundoi marrja në pyetje në Gjykatën Penale, për një pjesë të të arrestuarve caktohen paraburgime
Në Gjykatën Penale në Shkup përfundoi marrja në pyetje e të arrestuarve të cilët Prokuroria Themelore Publike i përndjek për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit, ndërsa lidhur me dhunën në Kuvend më 27 prill të këtij viti.
Nga Gjykata për MIA-n deklaruan se vendimet për të gjithë të arrestuarit po përgatiten dhe se pritet që të publikohen gjatë ditës.
Mbrëmë u caktua masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh për pesë persona në mesin e të cilëve është edhe ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov dhe këngëtari operistik Igor Durllovski, i cili ishte pjesë e iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”.
Dy personave u është caktuar masë paraburgimi shtëpiak.
Deputetët të cilët u arrestuan dje janë liruar dhe për ta pritet përgjigje nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nga i cili Gjykata kërkoi heqjen e imunitetit të deputetit.
Gjatë ditës së djeshme krahas deputetëve janë arrestuar edhe 20 persona të cilët përndiqen për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.
LEXO MË SHUMË:
- Gjykata Penale caktoi paraburgim për Çavkov dhe disa persona tjerë pjesëmarrës në ngjarjet e përgjakshme të Kuvendit
- Zaev dhe Gruevski mbrëmë kanë qenë në takim tek Ivanovi
- FOTO GALERI nga arrestimet e sotme për sulmet e 27-prillit
- Arrestimet për terrorin e 27-prillit në Kuvend, Gruevski dhe VMRO me protestë para Gjykatës së Shkupit (VIDEO-FOTO)
- Heqja e imunitetit të të arrestuarve, sot deklarohet Kuvendi i Maqedonisë