OVL-UÇK sot dalin para mediave, kjo është tema e diskutimit
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarët e të vrarëve dhe të arrestuarve në Kumanovë do të mbajnë konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në lokalin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, selia qendrore në Prishtinë, duke filluar nga ora 12: 00.
Gjykata Penale Shkup dënoi me 736 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. 7 dënime me burg të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet. Në mungesë të dëshmive, katër persona u liruan nga të gjitha akuzat.
Me burg të përjetshëm u dënuan: Andi Krasniqi-Malisheva, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.
LEXO MË SHUMË:
- Komisioni Anketues për “Kumanovën”, asnjëri nga deputetët e Maqedonisë nuk ka ngritur iniciativë
- Zbulohen detaje të reja se si është organizuar aksioni policor në “Lagjen e Trimave” (VIDEO)
- Rasti “Kumanova”, i liruari Besnik Ajdini: Ja tmerri që përjetova (VIDEO)
- BDI: Hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës, e vërteta e plotë të del në sipërfaqe
- Aleanca për Shqiptarët: ndërhyrje urgjente e faktorit ndërkombëtar për epilogun politiko-gjyqësor të rastit të Kumanovës
- Spasovski: Qeveria do të nisë hetim ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë
- Rasti “Kumanova”, ja si dhe kush duhet ta bëjë hetimin ndërkombëtar
- Shtatë shekuj e gjysmë burg dhe 7 burgime të përjetshme për “Grupin e Kumanovës” (FOTO+VIDEO)
- “Rasti Kumanova”, burg të përjetshëm për Sulejman Osmanin