LËRENI RAHAT FAMILJEN TIME

Në disa portale u paraqit një shkrim në emrin e vëllait tim. Nuk është shkrim i vëllait tim, por gënjeshtra dhe shpifje e atyre shpirtkëqijve që mbajnë përgjegjësi për vrasjen e prindërit tim, dy të tjerëve dhe shumë të rrahurve në ngjarjet e vitit 1997.

Ata që kanë dorë në vrasjen e prindërit tim tash pas 20 viteve tentojnë të fusin vëllavrasjen përsëri në familjen time por janë të destinuar të dështojnë. Ju bëj apel publik, mjaftë me shpifje dhe gënjeshtra, nuk do shpëtoni nga dora e të vërtetës. Ja bëj me dije opinionit te gjerë, vëllai im nuk i njeh lojërat politike, nuk e njeh Vesel Memedin dhe ju betohem në Zot se nuk din kush është ministri Suhejl Fazliu e lërë më ta dijë se babai i ministrit qenka “spiun”.

Të gjitha këto fjalë boshe dhe shpifje nuk janë të vëllait tim, por këto gurrë janë të Rufi Osmanit. I bëj apel Rufi Osmanit dhe gjithë të tjerëve si ai, lëreni rahat familjen time dhe sidomos vëllain tim. Ejani ballafaqohuni me mua dhe “LUANAT” që janë krahë meje në këtë luftë politike. Rufi Osmanit dhe të gjithë hienave politike u bëj të fala se babai i ministrit Suhejl Fazliu nuk trazohet nga britmat dhe ulërimat e hienave.

Ajo që e di unë, babai i ministrit për gjithçka që ju intereson është në pritje që të bëheni burra dhe të shkruani me emër dhe mbiemër , dhe do ua mbaj ligjëratën e fundit të karrierës tuaj politike që do e mbani mend ju dhe 7 brezat që do vijnë mbas.

Rufi Osmani e din shumë mirë kush është babai i ministrit dhe si ka kaluar me të, pas shumë takimesh për të mësuar zanatin politikë. I kuptoj portalet e ndryshme për dëshirën që të bëhen të famshëm dhe të jenë të lexuara, por ju bëj një pyetje: a keni familje dhe a ju vret ndërgjegjja se nuk luhet me ndjenjat e njerëzve për të postuar gjithçka, për të ju dhënë hapësirë dhe shkak injorantëve që nuk posedojnë argumente dhe fakte, por thjesht bëjnë shfryrje të epsheve shtazarake me sharje dhe fyerje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button