Luftëra mes forcave irakiane dhe SHI-së për vendkalimin e fundit kufitar drejt Sirisë
Armata irakiane sot filloi ofensivë kundër luftëtarëve të grupit xhihadist Shteti Islamik (SHI) në qytetet Rava dhe dhe Al Kam në pjesën perëndimore të Irakut në afërsi të kufirit me Sirinë.
Forcave të armatës u ndihmojnë grupet shiite paraushtarake të mbështetura nga Irani, si dhe nga partnerët e koalicionit amerikan dhe atyre ndërkombëtarë.
Al Kami është vendkalimi i fundit i kufirit midis Irakut dhe Sirisë, i cili ende është në duart e SHI-së.
Armata irakiane i koordinon aktivitetet e saj me Forcat e Armatosura të Sirisë, të cilat vepruan kundër SHI-së nga ana tjetër e kufirit dhe janë drejtuar në drejtim të qytetit Deir er Zor në lumin Eufrat.
Armatat e të dy shteteve dhe paraushtarakët kurdë arritën t”i dëbojnë luftëtarët e SHI-së nga të gjitha qytetet më të mëdha, siç janë Mosuli dhe Alepo.
Lufta po zhvillohet gjithashtu në trekëndëshin midis Irakut, Sirisë dhe Turqisë, ku është vendkalimi kufitar i rëndësishëm strategjik Fish Kabur.