Adele humb gjashtë kilogramë

Këngëtarja britaneze, Adele, e cila gjithmonë ka thënë se nuk shqetësohet për peshën e saj, megjithatë ka humbur disa kilogramë.

Dy muaj më parë dizajneri Karl Lagerfeld e quajti atë me mbipeshë, ndërsa edhe pse asokohe qeshi me fjalët e tij, tani duket se e ka kuptuar se puna me të cilën merret kërkon edhe dukje të mirë.

Burimet thonë se krijuesja e hitit “Someone Like You” dhe i dashuri i saj, Simon Konecki, që të dy i janë nënshtruar një diete të ngjashme, ndërsa brenda një muaji kanë humbur nga gjashtë kilogramë.

Marrë nga: Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button