VW Golf GTI Cabriolet

Volkswagen kishte prezantuar modelin e ri të Golf Cabriolet në panairin e veturave në Gjenevë në vitin 2011. Tani, një vit më vonë në të njëjtin vend, top-versioni i këtij modeli bestseller do ta ketë debutimin e tij botërorë: bëhet fjalë për kabrioletin e parë GTI në histori!

Motori 2.0 GTI me katër cilindra, kurorëzon këtë model të hapur me katër ulëse me 155 kW/210 kuaj fuqi, duke e bërë modelin Golf Cabriolet më të fuqishëm të të gjitha kohërave. GTI nuk nënkupton vetëm fuqi, por gjithashtu edhe një eksterier dhe interier sportiv si dhe ingranazh preciz.
XDS si standard, DSG opsion
Pas lansimit në treg, blerësit mund të zgjedhin në mes versionit të transmisionit manual me 6 shpejtësi dhe atij automatik DSG po ashtu me 6 shpejtësi (Dual Clutch). Të dy transmisionet dërgojnë fuqinë e motorit turbo-benzinë me injektim direkt të karburantit, tek boshti i përparmë.

Tek niveli i ulët prej 1,700 rpm, motori zhvillon rrotullim maksimal prej 280 Nm, çka rri konstant deri në 5300 rpm. Për ta konvertuar fuqinë e motorit në forcë shtytëse para, Cabriolet nuk është i pajisur vetëm me bllokim elektronik të diferencialit (EDS) në sistemin e vet ESP, por GTI Cabriolet ka gjithashtu edhe bllokimin e tërthortë të diferencialit XDS si standard.
Volkswagen Golf GTI Cabriolet përshpejton nga 0 në 100 km/h për 7.3 sekonda në të dyja versionit e transmisionit. Kur Cabriolet vozitet me kulm të mbuluar, arrin shpejtësinë maksimale deri në 237 km/h. Edhe pse bëhet fjalë për motorin më të fuqishëm të Golf-it, prapë harxhimet janë mjaft të ulëta dhe arrijnë vetëm në 7.6 l/100 km, ndërsa ka emetim të gazrave CO2 prej 177 g/km.

Pamje e jashtme mahnitëse

Ky kabriolet ofron një pamje të bukur në pjesën e jashtme. Ngjyra e kuqe e mbyllët është kombinuar në mënyrë të përkryer me të zezën, duke përfshirë grillin dhe rrjetën e poshtme para. Edhe dritat, si ato kryesore, ashtu edhe ato ndihmëse, janë integruar për mrekulli në maskën para dhe në rrjetën nën maskë, duke i dhënë një pamje më agresive.

Sikurse modeli i zakonshëm GTI me kulm të fortë, edhe Cabriolet GTI ka drita kuq e zi LED në pjesën prapa, si dhe mbajtës tabelash me ngjyrë shkëlqyese. Rrotat klasike në GTI janë standarde, të llojit 17-inç Denver nga alumini goma 225/45, por si opsion vijnë edhe ato 18 inç nga alumini 225/40.

Lajme të ngjashme

Back to top button