Një tentim-vrasje në Ferizaj

Policia në Ferizaj të dielën ka informuar për një rast ”Vrasje në tentativë” që ka  ndodhur  rreth  orës 03:20, në rrugën e “Dukagjinit” në Ferizaj.

Siç bën të ditur zëdhënësi rajonal i policisë, Agim Gashi, viktima A. E. (32 vjeç), në orët e hershme të mëngjesit, derisa ishte në dhomën e gjumit, është qëlluar me armë zjarri nga një person i maskuar, me ç’rast ka marrë një plagë të lehtë në anën e majtë të brinjëve. Këtë plagosje e ka  konfirmuar edhe mjeku kujdestar .

Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes, hetuesit dhe Forenzika kanë gjetur një gëzhojë dhe një predhë të kalibrit 7,65 mm , gjithashtu kanë vërejtur se edhe disa dhoma tjera janë pjesërisht të demoluara nga ana e personit, i cili deri tash i panjohur për Policinë.  

Lajme të ngjashme

Back to top button