Kurti: Autoritetet Maqedonase bëjnë ekspedita shoviniste ndaj shqiptarëve

Lideri i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ Albin Kurti, në opinionin  e tij të fundit kushtuar politikave zyrtare të Prishtinës përballë Serbisë ka shkruar se dobësinë e Kosovës po e keqpërdor edhe Maqedonia. Ai  veprimet e fundit të autoriteteve shtetërore të Maqedonisë, i ka quajtur ekspedita shoviniste që kanë për qëllim ushtrimin e presionit ndaj shqiptarëve. 

“S’ka mundur të jetë ndryshe me këtë qeveri, duke biseduar me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës dhe pa kushte paraprake për  Serbinë, Kosova po përfundon e kushtëzuar nga Serbia edhe dalëngadalë po bëhet çështje e brendshme e Serbisë. Për të qenë edhe më keq se kaq, dobësimi i Kosovës, si duket po e trimëron Qeverinë e Maqedonisë me ekspeditat e saj shoviniste antishqiptare, kundër shqiptarëve autokton atje”, ka thënë Albin Kurti nga levizja ‘Vetëvendosje’.

Lëvizja vetëvendosje në krye me Albin Kurtin ka reaguar dhe disa ditë më parë, pikërisht në ditën kur u rrahën 15 nxënësit shqiptar të fshatit Çiflig. Nga kjo lëvizje përpos politikave të Gruevksit njëkohësisht kanë kritikuar dhe partitë politike shqiptare për paaftësi për t’i dalë në ndihmë elektoratit të vetë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button