Sejdiu: Nuk më ftuan në manifestim

Ish-lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se nuk ka pasur ftesë të merrte pjesë në përvjetorin e 22-të të themelimit të degës së kësaj partie në Podujevë.

“Unë nuk kam marrë ftesë. Po të kisha një njohje më të thellë, do të merrja pjesë”, ka thënë Sejdiu për “Klan Kosova”.

Ish-Presidenti nuk ka dashur të komentojë fishkëllimat që i janë bërë udhëheqësit aktual të LDK-së.

“Është çështje e zhvillimeve të mëtejshme të LDK-së”, ka potencuar Sejdiu. /telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button