Incidentet e fundit, shkollat marrin masa

Ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në rajon kanë detyruar  udhëheqësit e shkollave të  mesme të Tetovës të marrin masa shtesë për të parandaluar aksidentet në mes nxënësve maqedonas dhe shqiptarë. Rritja e numrit të profesorëve kujdestarë dhe angazhimi i kompanive private të sigurimit janë disa nga masat që i kanë ndërmarrë drejtorët dhe këshillat e shkollave të mesme në Tetovë. 

“Ne si shkollë kemi angazhuar profesorë kujdestarë shtesë dhe normal në bashkëpunim me këshillin e prindërve kemi angazhuar dhe kompani private të sigurimit Linux për të siguruar nxënësit në shkollë. Menaxhimi është i vështirë sepse funksionojmë në pesë objekte mirëpo ditëve të fundit nuk ka pasur ndonjë incident” tha Gazmend Arifi drejtor i gjimnazit të Tetovës Kiril Pejçinoviç.

Ndërkaq, Abaz Abazi drejtor i shkollës së mesme tekstile Gjorçe Stojçevski ka shprehur keqardhje për incidentet e fundit dhe ka lajmëruar se masat parandaluese në këtë shkollë janë marrë me kohë. 

“Para disa ditëve ka pasur vetëm një zënkë verbale mes një nxënësi shqiptar dhe maqedonas ndërsa deri te fizike nuk ka ardhur falë intervenimit të nxënësve të tjerë” ka thënë Abazi. 

Në shkollën e mesme ekonomike 8 shtatori janë takuar drejtorët e shkollave të mesme, anëtaret e inspektoratit të arsimit dhe sektorit për punë të brendshme. Në këtë takim është diskutuar siguria në shkollat e mesme tetovare pas incidenteve të fundit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button