Kumanova me huazim prej 3.58 milion euro

Këshilli i komunës Kumanovë, mbrëmë miratoi vendim që të merr huazim prej 220 milion denarë (3,58 milion euro) nga bankat komerciale. Mjetet do të shfrytëzohen për ndërtimin e pishinës të mbyllur në qytet, shpronësimin e tokës dhe ndërtimin e godinës të re të komunës. 

Huazimi është propozuar nga Kryetari i Komunës Zoran Damjanovski, si rrugëdalje nga gjendja fiskale labile në të cilën gjendet shteti, duke shtuar se  bllok grandet nuk kanë ardhur rregullisht, ka mungesë në arsimin për mirëmbajtjen e shkollave, greva ka pothuajse gjithkund nëpër shtet.  Rrezik i tillë i kërcënohet edhe Kumanovës, konsideron ai. 

“Që të mos zvogëlohet puna operative e vetëqeverisjes lokale në implementimin e projekteve, ne duke ndjekur shembullin e qyteteve tjera te cilët morën kredi, vendosëm për kredi komerciale. Me këtë do të sigurojmë qëndrueshmëri fiskale në këtë vit të rëndë fiskal”, shton Damjanovski. 

Vendimin e përkrahi shumica e këshilltarëve të LSDM-së përderisa grupi këshillues opozitar i VMRO-DPMNE-së abstenoi.  Ata konsideruan se kryetari i komunës e detyron komunën në funksion të zgjedhjeve që të fitoj edhe një mandat nga qytetarët. 

Lajme të ngjashme

Back to top button