BMW M135i vjen me versioni benzinë

Taktika e re në industrinë automobilistike është të prezantojnë automobilin gati të përfunduar, ta emërtojnë koncept dhe ta lë publikun që të pres daljen e tij.

Efekti i këtillë me siguri që do të ndodhë edhe pas prezantimit të konceptit të ri bavarez në Gjenevë, pas serisë së motorëve me naftë do të vjen versioni i parë me benzinë i modelit M Performance.

M135i është, sikur që po tregon edhe emri i tij, seria kompakte 1 të cilës nën kapak i gjendet motori biturbo trilitërsh me gjashtë cilindra i cili zhvillon më shumë se 300 KF.

Marrë parasysh se kemi të bëjmë me koncept, bavarezët nuk flasin për detajet teknike dhe të dhënat për performancat, por bazuar në atë që po shihet lirisht mund të vihet në përfundim se kemi të bëjmë me automobil të shpejtë.

Për pezullim, frena dhe timon është përkujdesur departamenti “M”, ndërsa as pakoja aerodinamike e spojlerave, fellnet 18-inç dhe linjat me ngjyrat tradicionale nga departamenti sportiv i “BMW-së” nuk mungojnë. Seria M135i është e rëndësishme edhe për atë sepse tregon se si do të duket versioni me tri dyer i serisë 1.

Drita e gjelbër për prodhimin këtij modeli do të varet nga përshtypja që do të lë M135i në mesin e publikut në Gjenevë, por bazuar në reagimet e para të entuziastëve në internet, atëherë shumë shpejt pritet lansimi i tij në treg.

Lajme të ngjashme

Back to top button