Kafe kundër rrudhave dhe celulitit

Yndyra e kafes është e pasur me thartirën linoleike, e cila është një antioksidues i fuqishëm, ka efekt antikancerogjen dhe stimulon sistemin imunitar. Në të njëjtën kohë, ajo pengon edhe plakjen e lëkurës dhe ka veti anti-inflamatore.

Losion freskues për lëkurë – Ziejeni një kafe të fortë turke, qiteni në enë të vogla dhe ngrijeni. Më pas, me këtë akull trajtojeni lëkurën tuaj. Një gjë e tillë do ta nxitë qarkullimin e gjakut dhe do ta freskojë lëkurën tuaj.

Tonifikon lëkurën – Lëkurën e fytyrës në mëngjes pastrojeni me një copë pambuku, të zhytur në kafe të sapo përgatitur. Në këtë mënyrë jo vetëm që do ta unifikoni ngjyrën e fytyrës, por edhe do ta nxini atë lehtazi.

Maska kundër rrudhave – Një lugë miell thekre përziejeni me një kafe tepër të fortë, më parë të ftohur, derisa përzierja të mos bëhet e trashë, si krem. Kësaj përzierjeje më pas ia shtojmë një të kuq të vezës dhe e përziejmë mirë. Këtë përzierje qiteni në fytyrë, mbajeni 15 minuta, e më pas shpëlajeni mirë e mirë.

Tretmani kundër celulitit – Kafen e bluar të nxehtë qiteni në vendet problematike dhe ato vende mbështillni me fletë plastike, lëreni që të veprojë 15 deri 20 minuta, e më pas lajeni mirë. Këtë tretman mund ta përsëritni dy herë në javë. Një mënyrë më e thjeshtë është që kafen e bluar ta shtoni në xhelin tuaj të preferuar për dush dhe, sa herë që të bëni dush, bëni masazh të lehtë.
 
Maska për flokë të errëta – Dy të kuq të vezëve përzieni me një lugë rum dhe dy lugë ujë të nxehtë, e më pas shtojeni edhe një lugë të kafes së bluar dhe vajit bimor. Masën e fituar qiteni në flokë dhe lëreni që të veprojë nja pesë minuta, e më pas lani flokët me ujë të nxehtë.

Për shkëlqimin e flokëve të errëta – Nëse flokëve të errëta doni t’ua ktheni shkëlqimin e vjetër, atëherë zieni, e më pas ftohni një kafe të fortë dhe me të spërkatni flokët, e më pas krihni ato me kujdes.

Lajme të ngjashme

Back to top button