Laç, plagosen dy persona me armë zjarri

Dy ngjarje të rënda ka ndodhur në një hark prej 24 orësh në qytetin e Laçit. Dy persona janë plagosur me armë zjarri ndërsa ende nuk rrethanat e ngjarjes.
 

Ngjarja e parë ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç ku një person është qëlluar me armë zjarri dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit.
 

Plagosja e dytë ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit ku një tjetër person është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të panjohura.
 

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të dy ngjarjeve kriminale në rrethin e Lezhës.

Lajme të ngjashme

Back to top button