Të shtunën marsh kundër dhunës, ‘Së bashku për paqe’

Përcjellja e mesazhit për paqe dhe bashkëjetesë, për qetësimin e tensioneve dhe për të mirën e të gjithëve qytetarëve të Maqedonisë është qëllimi i Marshit që organizohet nga Iniciativa qytetare ‘Së bashku për paqe’.

Organizatorët e këtij marshi  ftojnë të gjithë qytetarët e vendit që dëshirojnë qetësimin e situatës dhe ngritjes së vetëdijes së përgjithshme për jetë të përbashkët.

‘Ideja e këtij marshi për paqe është të tregojmë se me të vërtet jemi shumë më tepër ata që duan të jetojnë bashkë se sa ata që nuk duan të jetojnë bashkë. Pjesëmarrja këtu është individuale, i ftojmë të gjithë qytetarët si individë. Së bashku me familjet e tyre, me fëmijët e tyre, me vëllezërit dhe motrat e tyre, me shokët e tyre të dalin dhe të na përkrahin, të tregojmë se jemi shumë më tepër dhe se ka njerëz të cilët kanë kapacitete dhe kanë dituri e dashuri për ta bërë Maqedoninë më të mirë’, deklaroi  Petrit Saraçini nga  Iniciativa qytetare ‘Sëbashku për paqe’.

‘Dua të besoj se këtë të shtunë të gjithë idiotëve pa dallim se cilit besim, komb, fraksioni politik apo përcaktimit seksual i takojnë do tu tregojmë se neve jemi më në numër se ata, do t’u tregojmë se kështu më mirë dhe më shumë i takojmë Shkupit dhe që në fund të fundit jemi më të bukur, dhe aq të bukur që asnjëherë nuk na është kujtuar që të turpërohemi, të vendosim maska me qëllim që të mund të hipim në autobus’, deklaroi  Sasho Macanovski – Iniciativa qytetare  ‘Së bashku për paqe’.

Nga Iniciativa qytetare ‘Së bashku për paqe’ u bëjnë thirrje qytetarëve që dëshirojnë të ngrenë zërin për miqësi, për shoqëri pa dhunë dhe pa paragjykime, t’i bashkëngjiten marshit të tyre që do të nisë në ora 14.00 në parkun e qytetit të Shkupit.  Alsat-m

Lajme të ngjashme

Back to top button