Meksikania Mares Fanu hap ekspozitë në Tiranë

Piktorja meksikane Mares Fanu sjell në Tiranë ekspozitën personale “Ngjyrat e Meksikës”. Në serinë e saj më të fundit, ajo përfaqëson kulturën dhe traditën meksikane me temat më joshëse dhe më përfaqësuese.

Tablotë shoqërohen nga ngjyra të forta të cilat janë tipike për popullin që ajo vjen. Qëllimi që e ka nxitur autoren për të sjellë këto piktura është promovimi i vendit të saj në të gjithë botën.
 

Meksikania Mares Fanu, ka marrë pjesë në shumë ekspozita personale në vende të ndryshme të botës. “Ngjyrat e Meksikës” për të gjithë të apasionuarit e kulturës së vendit, në kontinentin e largët, do të qëndrojë e hapur në muzeun hitorik kombëtar, deri në datë 29 mars.

Lajme të ngjashme

Back to top button