Tragjikomedia “Fqinjët” në Universitetin e Arteve

“Fqinjët” është një tragjedi komedi e cila risjell në vëmendje të publikut mardhëniet e dy popujve , siç është Shqipëria dhe Greqia. Ngjarjet janë vendosur në veri të Greqisë, në fillim të viteve 90-të, ku mijëra shqiptarë iu drejtuan vendeve fqinje për një jetë më të mirë.

Një familje emigrantësh shqiptarë ndeshen me paragjykimet, e personave të cilët i kanë punësuar. Regjizori Alfred Trebicka, ka sjellë 11 aktorë të cilët i ka ndarë në dy kampe në atë shqiptarë dhe grekë.
 

Kjo vepër e cila vjen me dramaturgji të Ruzhdi Pulahës, sipas Trebickës ka një mesazh të qartë, i cili është shkarkimi i sa më shumë energjive pozitive.
 

Tragjikomedia “Fqinjët do të vijë në skenë në datë 25 Mars në sallën e madhe të Univeristetit të arteve. Në të do të interpretojnë aktorët Mehdi Malkaj, Marjana Kondi, Violeta Trebicka etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button