Bangladesh, fundoset anija me 200 pasagjerë

Një anije me 200 pasagjerë në bord është mbytur në një lumë në jug të Bangladeshit pas përplasjes më një anije mallrash.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare të cilat theksojnë se si pasojë e fundosjes së anijes kanë gjetur vdekur 30 persona ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Autoritetet thonë se rreth 35 persona janë shpëtuar nga anija që u fundos në lumin Meghna.

Mësohet se polumbarët deri më tani kanë gjetur 30 trupa brenda anijes së fundosur. Autoritetet thonë se ka mundësi që numri i viktimave të rritet.

Lajme të ngjashme

Back to top button