Sërish bllokadë rrugësh në veri të Kosovës

Rreth orës 17:50, të marten, një numër i personave, rreth 50 prej tyre, banorë të Zveçanit, të tubuar në fshatin Doljanë, konsiderohet të kenë mbajtur bllokimin e rrugës lokale për qarkullim në drejtim Zveçanit, për një kohë të caktuar, pasi të njëjtit kundërshtonin lejimin e lëvizjes së automjeteve të EULEX-it në atë drejtim, thuhet në njoftimin për media të Policisë.

“Dy vetura të EULEX-it, janë ndaluar nga grupi i personave të strukturuar, pasi të njëjtit kishin vendosur një numër të automjeteve në rrugë si formë të pengesave fizike duke obliguar personelin e EULEX-it të kthehen prapa në drejtim të Zubin Potokut, prej nga edhe kishin ardhur”, theksohet në njoftimin e policisë.

Një situatë e ngjashme e vendosjes së bllokadës në rrugë dhe kundërshtimit të lejimit të qarkullimit të veturave të EULEX-it, sipas policisë është regjistruar rreth orës 21:20, në fshatin Banjska të komunës së Zveçanit.

“Rreth 60 persona besohet të kenë qenë të tubuar në fshatin Banjskë, përkatësisht në kthinën për fshatin Rudinë, ku një kontingjent i KFOR-it, kishte vendosur një pikë kontrolli Personat e tubuar në atë lokacion, kanë arsyetuar qëndrimin e tyre me moslejimin e kalimit të personelit të EULEX-it. Pas bisedave të zhvilluara me personat e tubuar, pas orës 21:40min, kontingjenti i KFOR-it, ka liruar pikën në fshatin Banjskë.  RTK

Lajme të ngjashme

Back to top button