Paneta vizitë Afganistanit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta ka arritur në Afganistan për t`u takuar me liderët afganë dhe trupat amerikane.

Udhëtimi dy-ditor vjen pas maskarës së kryer më 11 mars, nga një ushtar amerikan ndaj 16 civilëve, në mesin e të cilëve edhe gra dhe fëmijë në provincën e Kandaharit .

Liderët afganë kanë shfaqur zemërimin në lidhje me vrasjen dhe kanë kërkuar që ushtari të vihet para drejtësisë në Afganistan.

Militantët talibanë janë zotuar se do të hakmerren duke u prerë kokat trupave amerikane.

Paneta pritet të zhvillojë bisedime me presidentin afgan Hamid Karzai.

Lajme të ngjashme

Back to top button