Velija Ramkovski dënohet me 13 vjet burgim

Përfundoi procesi gjyqësor kundër ish-pronarit të televizionit tashmë të mbyllur A1, Velija Ramkovskit dhe 22 të akuzuarve të tjerë në procesin e quajtur ‘Rrjeta e merrimangës’.

I krye-akuzuari Ramkovski është dënuar me 13 vite burg, nga 15 sa ishte maksimumi për veprat me të cilat ngarkohej. Gjykata, ka dënuar në mungesë edhe djalin e Ramkovskit Hedi me 7 vite burg, dhe vajzën e tij Emel me 6 vite burgim. 

Të gjithë të dënuarit akuzoheshin për evazion fiskal, pastrim parash dhe keqpërdorime tjera.

Procesi ka shënuar mbi 60 seanca, gjatë kësaj kohe 6 të akuzuar për shkaqe të ndryshme u lëshuan në arrest shtëpiak, ndërsa djali i Ramkovskit akoma gjendet në arrati.

Ja lista e dënimeve të shpallura:   

Amdi Ramkovski – 6 vjet, Zhaklina Gjorgjievska – 6 vjet, Nedin Rauf  – 6 vjet, Zoran Mitevski- 6 vjet, Emel  Ramkovska – 6 vjet, Hedi Ramkovski – 7 vjet, Darko Perushevski 5.5 vjet, Ibrahim Ibrahimi 3 vjet, Gjylten Xhemaili – 5 vjet, Zharko Stojanovski – 3.5 vjet, Neshe Ramiz – 7 vjet, Sllavica Marinkovska – 6 vjet, Natasha  Kërstanovska – 4 vjet, Sllobodan Pejovski – 4 vjet, Ramadan Ibrahimi – 7 vjet, Aneta Koçishki 2.3 vjet,  Branko Pishev – 6 vjet, Ramadan Çiçek – 6 vjet, Aleksandar Damoski, 2 vjet burg me kusht.

Janë liruar nga padia Jasmin Latifoviç, Marjan Tançevski dhe Muhamed Abdi.

Lajme të ngjashme

Back to top button