Dëmtohet edhe Robinho

Sipas asaj që raporton para pak minutash Sky Sport 24, gjatë stërvitjes së sotme në qëndrën stërvitore të Milan, “Milanello”, ka patur probleme për sulmuesin brazilian Robinho.

Bëhet fjalë për një problem në kaviljen e futbollistit por priten vizitat mjekësore për të parë se në çfarë shkalle është dëmtimi.

Milan vuan prej javësh dëmtimet e futbollistëve me peshë në ekip dhe një dëmtim serioz i Robinho do të shkaktonte dhembje koke për Massimiliano Allegrin, i cili duhet të ngushëllohet me rikthimet e Maxi Lopez dhe jo vetëm për ndeshjen e rradhës në kampionat, të shtunën përballë Parmës në stadiumin “Tardini”.

Lajme të ngjashme

Back to top button