Sindikata DOGJSH do ta kandidojë Peco Grujovskin për kryetar të LSM-së
Sindikata e punëtorëve nga Drejtoria, Organet Gjyqësore dhe Shoqatat e Qytetarëve (DOGJSH) do ta kandidojë Peco Grujovskin për kryetar të LSM-së.
Vendimi për kandidaturën e tij është sjellë në seancën e kryesisë së DOGJSH-së të mbajtur më datën 5 të këtij muaji. Grujovski është kryetar aktual i kësaj dege të sindikatës.
Në kongresin e ardhshëm të jashtëzakonshëm. i cili me siguri do të mbahet në nëntor, Grujovski duhet të ketë mbështetje nga të paktën gjashtë degë të sindikatës në të cilat janë të anëtarësuar të paktën një e treta e numrit të përgjithshëm të shoqatave të sindikatave në LSM.
Grujovski thotë se mbështetja nga degët e sindikatave do ta kërkojë me program që do ta prezantojë në periudhën e ardhshme.