Kocijançiq: BE-ja u bën thirrje institucioneve në Maqedoni që të sigurojnë kushte për zgjedhje të besueshme

Pas disa incidenteve në fushatë për zgjedhjet lokale në Republikën e Maqedonisë, që ka rezultuar me sulmin e mbrëmshëm ndaj kryetarit aktual të Shuto Orizares dhe kandidatit për mandat të ri, Elvis Bajrami, sot me reagim doli edhe Komisioni Evropian.

Siç njofton korrespondenti e MIA-s nga Brukseli, zëdhënësja e Eurokomisionit, Maja Kocijançiq kërkoi nga Qeveria aktuale e Maqedonisë dhe të gjitha institucionet që të sigurojnë kushte për zgjedhje të lira.

“Para zgjedhjeve lokale në vend, ne i inkurajojmë të gjithë përfaqësuesit e partive politike që të veprojnë me përgjegjësi. Gjithashtu, i ftojmë të gjitha institucionet që të sigurojnë kushte për proces zgjedhor të besueshëm dhe transparent, që do t’u mundësojë të gjithë qytetarëve lirisht t’i realizojnë të drejta e tyre demokratike”, porositi Kocijançiq.

Nga paraprakisht është thënë se plotësimi i reformave të kërkuara nga KE-ja, në kuadër të Prioriteteve urgjente reformuese për Maqedoninë, për mënjanimin e kushtit të rekomandimit për hapje të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, Brukseli zyrtar insiston edhe në mbajtje të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike lokale, në të cilat të gjithë pjesëmarrësit do të kenë kushte për garë korrekte zgjedhore, në të cilën qytetarët lirisht dhe pa presione do ta japin votën e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button