Gjërat irrituese që i bëjnë meshkujt

Kur bëhet fjalë për gjërat që i bëjnë shpesh meshkujt dhe të cilat e irritojnë gjininë e kundërt, kjo listë është vërtet shumë e gjatë. Mirëpo, jua sjellim vetëm disa shprehi të këqija të cilat i frustrojnë shumë femrat.

Prekja e pjesës intime, gogësima dhe lëshimi i gazrave në publik
Kur mashkulli në publik, ndoshta edhe në mënyrë të pavetëdijshme, prek pjesën intime të trupit të tij, kjo femrave u duket e turpshme. Në një moment të tillë ato dëshirojnë që toka të hapet dhe t’i gëlltisë brenda. Lëshimi i gazrave dhe gogësima janë, po ashtu, në këtë kategori.

Nevrikosja dhe zemërimi në komunikacion
Meshkujt shumë shpesh e humbin kontrollin dhe nevrikosen gjatë vozitjes. Kjo ndodh sidomos kur në këtë bisedë përfshihet edhe femra. Meshkujt, po ashtu, kanë paragjykime se pas timonit të automjetit që u pengon gjendet një femër.

Egoja mashkullore
Meshkujt mendojnë se ilaçi për egon e tyre është që të kenë një motor dhe me shpejtësi të madhe të kalojnë nëpër turmë. Ata nganjëherë pëlqejnë të përulin femrat, ndërsa irrituese është edhe kur gjatë shprehjes shfrytëzojnë fjalë të gabuara.

Sjellja vullgare ndaj femrave
Fjalët vullgare nuk janë mënyra me të cilën mashkulli mund ta përvetësojë një femër. Ata fjalë të tilla nuk duhet të thonë as në situata të tjera. Kjo thjeshtë nuk u pëlqen femrave.

Sjellja e papjekur dhe pakujdesia
Të shpeshta janë skenat kur femrat bisedojnë dhe zihen me partnerët e tyre, ndërsa gjatë kësaj, ata as që janë të vetëdijshëm se për çfarë është fjala, ashtu që me kalimin e kohës nuk e kanë idenë se për çfarë po bëhet kjo bisedë. Meshkujt nganjëherë nuk e kuptojnë thelbin e problemit, ndërsa kjo i irriton femrat.

Ndjenja se ata gjithnjë kanë të drejtë
Falë egos së tyre, meshkujt e kanë shumë të vështirë t’i pranojnë gabimet e tyre dhe thjeshtë të kërkojnë falje kur janë në gabim. Kjo femrat i irriton pa masë.

Egoizmi
Femrave nuk u pëlqen kur meshkujt konsiderojnë se janë qendra e botës. Është koha që ta kuptojnë se nuk janë. Ndërsa nëse edhe femrat mendojnë se janë qendra e botës, atëherë edhe ato bëjnë gabim. Është e domosdoshme që të dyja palët të kuptojnë se jeta nuk është vetëm ajo që ata dëshirojnë, por se jeta sjell gjëra që u pëlqejnë, por edhe ato që nuk u pëlqejnë nuk janë të rralla.

Marrë nga: Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button