Gjoba për gjuajtjen e paligjshme të peshqve

Për shkak të gjuajtjes së paligjshme të peshqve janë ngritur 47 kallëzime kundërvajtëse në gjykatën kompetente, njoftoi Inspektorati shtetëror për bujqësi.

Prej gjithësej 399 kontrolleve që u bënë në Ohër dhe Strugë, inspektorët komunal konfirmuan që 47 peshkatar nuk i kishin respektuar dispozitat e Ligjit për Peshkim.

Për shkak të mbrojtjes së Fondit të peshqve janë ngritur kallëzime kundërvajtësë, ndërsa kundër 3 personave janë ngritur kallëzime penale, për shkak të gjuajtjes së peshqve derisa vazhdon ndalesa për peshkim.

Në llogari të buxhetit, vetëm prej gjobave të ngritura për ndalesë peshkimi, në vitin 2010 dhe 2011 janë mbledhur gjithsej 7.650 denarë.

Marrë nga: sky.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button