Barzani i dha ultimatum qeverisë irakiane për alternativë për referendumin
Presidenti i Kurdistanit irakian, Masud Barzani i dha ultimatum treditor Bagdadit që t’ia dorëzojë marrëveshjen e rajonit autonom si alternativë për referendumin e planifikuar për pavarësi.
Bagdadi zyrtar disa herë e dënoi referendumin e caktuar. Gjykata Supreme irakiane dje e shpalli referendumin si joligjor.
Barzani i propozoi Qeverisë që ta anulojë referendumin e caktuar për më 25 shtator, nëse arrihet marrëveshje bilaterale me Qeverinë qendrore të Bagdadit.