Viktima e parë e uraganit Maria në Guadalupe
Të paktën një person e humbi jetën nga furia e uraganit Maria në ishullin francez Guadalupe.
Kjo është viktima e parë e konfirmuar nga uragani Maria, i cili e goditi pjesën lindore të Karaibeve. Fatkeqësia ka ndodhur kur ndaj viktimës ka rënë një dru.
Është denoncuar edhe zhdukja e dy personave pasi anija e tyre është mbytur në afërsi të La Dezirat, që është nën drejtimin e Guadalupes.
Pritet Maria të jetë uragani më i fuqishëm, i cili do ta godasë Portorikon në 85 vitet e fundit.
Uragani Maria mbrëmë e shkatërroi ishullin Republika Dominikane.
Kryeministri i Republikës Dominikane, Ruzvelt Skerit kërkoi ndihmë prej bashkësisë ndërkombëtare.