Merkel: Turqia asnjëherë nuk do të bëhet anëtare e BE-së

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se Turqia asnjëherë nuk do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

“Çdoherë isha e sigurtë se Turqia nuk do të bëhet anëtare e BE-së”, theksoi Merkel në debatin televiziv me kandidatin socialdemokrat, Martin Shulc.

Ajo potencoi se nëse sërish e fiton mandatin për kancelare të Gjermanisë do t’i ndërpresë negociatat për anëtarësim të Ankarasë në Union.

“Është e qartë se Turqia nuk duhet të bëhet anëtare e BE-së. Do të flas me kolegët e mi në mënyrë që të marrim vesh nëse mund të arrijmë pozitë të përbashkët dhe t’i ndërpresim negociatat për anëtarësim të Turqisë”, theksoi Merkel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button