Kocijançiq: Sa më shpejtë të formohet qeveri në Prishtinë
U bëjmë thirrje të gjitha partive politike në Kosovë që të sillen me përgjegjësi dhe ta konstituojnë parlamentin, të zgjedhin kryetar të Kuvendit dhe të formojnë qeveri sa është e mundur më shpejtë, porositi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.
Ajo potencoi se Prishtina zyrtare nuk ka kohë për të humbur dhe i përsëriti kërkesat e BE-së të cilat janë të domosdoshme për Kosovën që të përparojë në rrugën drejt eurointegrimit.
“Edhe paraprakisht thamë: Kosova nuk ka kohë për të humbur. Qeveria e re menjlherë duhet të fillojë të punojë në zbatimin e reformave në sferën e sundimit të së drejtës dhe ekonomisë, të punojë në kushtet për liberalizimin e vizave, të angazhohet në rajon dhe në mënyrë konstruktive të angazhohet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha Kocijançiq.