Angjushev: Sektori i minierave, një prej degëve më të rëndësishme udhëheqëse

 Njëqind e nëntëdhjetë kompani në Republikën e Maqedonisë drejtpërdrejtë merren me miniera dhe me këtë rast punësojnë 6.500 persona. Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë me të gjitha kapacitetet përpunuese ato janë 500 kompani me gjithsej 13.000 të punësuar, kështu që kjo paraqet rreth 9 për qind nga prodhimtaria e përgjithshme në shtet ose 5 për qind nga eksporti i përgjithshëm i shtetit. Vetë numrat tregojnë sa kjo veprimtari është e rëndësishme në Republikën e Maqedonisë.

Këtë sot e theksoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, i cili pati fjalim në shënimin e Ditës së minatorëve – 28 Gusht dhe 38 vjetorin e ekzistimit të minierës “Buçim”.

Angjushev në konferencë për shtyp theksoi se sektori i minierave është një prej degëve më të rëndësishme udhëheqëse në shtet, në të cilin janë të punësuar rreth 13.000 punëtorë.

“Sot kam ardhur për ta shprehur respektin tim ndaj kësaj veprimtarie dhe të them se Qeveria edhe më tej do t’i mbështesë të gjitha projektet pozitive të cilat do t’i kënaqin standardet e punës teknike, por edhe kërkesat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Duhet t’i kemi parasysh interesat e tyre. Kjo mund të bëhet vetëm me punë të përbashkët të të gjitha palëve të involvuara në këto procese”, tha Angjushev. Shtoi se është e nevojshme të jenë të kënaqshme të gjitha standardet e njohura botërore të teknologjive të pastra për përpunimin e lëndëve të para minerale, pa dallim nëse ato janë jomoetale ose metale.

Zëvendëskryeministri theksoi se drejtpërdrejtë marrin pjesë në “Buçim”, i cili, siç tha, është një prej shembujve ndriçuese në minierat e Maqedonisë.

Zëvendës-menaxheri i minierës “Buçim” Nikollajço Nikollov theksoi se miniera “Buçim” ardhmërinë e sheh në hapjen dhe në investim në vendzbulimin për miniera Borov Doll i cili gjendet në tetë kilometra nga miniera për bakër “Buçim”. Theksoi se vitin 2017 miniera “Buçim” do ta përfundojë me suksese të mjaftueshme.

Në solemnitet iu ndanë shpërblime minatorëve më të mirë në “Buçim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button