Strugë, shfaqet premiera e dramës “Diçka…”

Të premten në lokalet e gjimnazit “Dr. Ibrahim Temo” në Strugë, në orën 17:00 shfaqet premiera e dramës “Dicka…” realizim që vjen nga angazhimi i nxënësve të vitit të katërt të kësaj shkolle, nën mbikëqyrjen e Profesoreshës së letërsisë, Alide Lloga, që njëherit është edhe regjisore.

Për skenarin janë kujdesur nxënësit Diar Selimi dhe Albina Rramani, ndërsa skenografia është e Eduard Llogës, në asistim nga Bledi Beqiri.

Në dramën”Dicka…” si aktor do të prezantohen nxënësit:Arbërim Oxha,Elmedina Shei,Bledi Shaqiri,Albina Rramani,Alma Osmani,Kaltrina Kurtishi,Ndricim PollozhaniLundrim Memedi,Diar SelimiErdi Dervishi,Ariona Vinca, Edmira Sheji, Eduard Lloga, Blini Kica. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button