Volkswagen Up zgjidhet vetura e vitit 2012

Përzgjedhjen e veturës së vitit, e ka realizuar një juri prej 66 gazetarëve të specializuar nga 25 shtete të ndryshme. Për Volkswagen kjo është hera e tretë që fiton titullin “World Car of the Year”, pas Golf VI në vitin 2009 dhe Polo më 2010.

Në panairin e veturave në Nju Jork, të dielën juria e gazetarëve e ka shpallur modelin Volkswagen Up! si veturën botërore të vitit, ndërsa finalistë të kësaj gare, ishin edhe BMW Seria 3 dhe Porsche 911./shqipmedia/

Lajme të ngjashme

Back to top button