Lajmi mbi hapjen e A1-shit, spekulim

Sefer Canoski, djali i deputetit, Fijat Canoski sot për portalin mkd.mk demmantoi lajmin e botuar dje në portalin BezPardon.mk se familja Canoski planifikon të hyjë në biznesin me mediume.

“As unë, as babi im, as bashkëshortja ime, e cila është vajza e Velia Ramkovskit, nuk planifikojmë të hyjmë në biznes me mediume. Informata është dezinformim klasik. Spekulim është edhe informata se me Bojo Andreskin kemi pasur çfarëdo marrëveshje – tha Sefer Canoski.

Dje u lancua lajmi se A1.on, e cila duhet të jetë trashëgimtare e televizionit të mbyllur A1, kthehet në eter përmes televizionit AB-kanal të Bojo Andreskit dhe se pronari i A1-shit të ri kinse do të jetë Toni Nikollovski, bashkëshort i deputetes, Lençe Nikollovska. /plusinfo/

Lajme të ngjashme

Back to top button