Qeveria vendosi: Hiqeni Radevin, bëjeni Monen!!

Qeveria mori vendim që të hiqet shtatorja e Simon Radevit nga godina e re e MPJ-së dhe në vend të tij të vendoset shtatorja e Zhan Moresë, politikan francez dhe njëri nga themeluesit e Bashkimit Evropian, mëson Plusinfo.

Siç bëri të ditur dje Plusinfo, njëra nga skulpturat e vendosura mbi godinën e re të Ministrisë së Punëve të Jashtme e cila ende është duke u ndërtuar shkaktoi reagime në opinion. Sipas shërbimit për punë të përgjithshme dhe punë të përbashkëta pranë Qeverisë së Maqedonisë skulptura është presidenti i 26-të i SHBA-ve, Teodor Rusvelt.

Megjithatë në disa blogje, blogerët pohojnë se bëhet fjalë për skulpturë me pamjen e Simon Radevit, publicist, historian dhe diplomat i njohur bullgar.

Është autor i njërës prej historive të para të shtetit të tretë bullgar – “Ndrëtuesit e Bullgarisë bashkëkohore”. Ka qenë përfaqësues diplomatik bullgar në Bukuresht, Bern, Hagë, Ankara, Uashington, Londër dhe Bruksel, po ashtu edhe përfaqësues i parë bullgar në Shoqërinë e popujve në Gjenevë. Simeon Radev është anëtar i delegacionit bullgar gjatë firmosjes së armëpushimit të Selanikut në vitin 1918. Vdiq në Sofje në vitin 1967. Në veprat e veta Radev quhet bullgar nga Maqedonia, ndërsa popullata sllave në Maqedoni – bullgare.

Blogerët po ashtu analizojnë se edhe fotografia e Simeon Radev, të cilën e boton Plusinfo, me siguri është dokument historik prej të cilës është bërë skulptura.

Drejtori i shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta pranë Qeverisë, Vase Donevski, edhe përkundër insistimit për të marrë përgjigje ndaj këtij dyshimi.

Zhan Mone, gjatë Luftës së Dytë Botërore fuqishëm ka ndikuar mbi vendimin e Sharl de Gol dhe Uinston Çerçil për t’u bashkuar në luftën kundër nazistëve.

Në vitin 1940 kishte udhëtuar në SHBA ku u bë këshilltar I presidentit Frenklin Rusvelt ku me sukses loboi për kyçjen e SHBA-ve në Luftën e Dytë Botërore.

Konsiderohet ndër themeluesit e Bashkimit Evropian. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button