Osmani nuk largohet nga BDI
Bujar Osmani, zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim edhe pse është ri-kthyer të punojë si mjek në Klinikën për kirurgji digjestive në Shkup thotë se nuk do ti anashkalojë angazhimet partiake.
“Është e saktë se i jam ri-kthyer kirurgjisë digjestive po do të vazhdoj edhe me angazhimet e mia partiake” ka sqaruar Osmani për Portalb.
Informatat për largim të mundshme nga politika të ish-ministrit të shëndetësisë dhe zëdhënësit aktual të BDI-së Bujar Osmani dolën në publik pasi që ditë më parë ai ishte ri-kthyer të punojë si mjek. /portalb